Më 10 Korrik Microsoft prezanton produkte të reja Surface

E publikuar: 09/07/2018 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft la të kuptohej se një pajisje e re Surface do të debutojë ditën e nesërme.

Në një imazh të publikuar shfaqet linja aktuale Surface me datën 10 Korrik të shfaqur në secilin prej ekraneve së bashku me orën 6AM.

Microsoft ka përdorur këtë imazh edhe në të kaluarën por jo me datën dhe orën të cituar.

Prej kohësh spekulohet se gjigandi i Windows do të lançojë tabletë të rinj 400 dollarësh që do të konkurrojnë më mirë me Apple iPad dhe Google Chromebooks.

Raportimet flasin për tabletë Surface me ekrane 10-inç dhe procesorë Intel Pentium. /PCWorld Albanian