McMaster: Ka dëshmi për përzierje ruse në zgjedhjet e Meksikës

08.01.2018 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
McMaster: Ka dëshmi për përzierje ruse në zgjedhjet e Meksikës

Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, H.R. McMaster, thotë se Kremlini e ka lansuar një fushatë të sofistikuar për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Meksikë, në vitin 2018. Kjo deklaratë është bërë në një video, e cila është siguruar nga gazeta meksikane, Reforma.

Kjo gazetë dje ka raportuar se këto komente të këshilltarit për siguri kombëtare, H.R. McMaster, ishin bërë në fjalimin e tij më 15 dhjetor në Fondacionin Jameson, me seli në Uashington.

Në këtë fjalim, zyrtari i lartë amerikan tha se tashmë ekzistojnë dëshmi për përzierjen ruse në zgjedhjet e Meksikës, të parapara për muajin korrik të këtij viti.

“Ne e kemi parë se kjo është me të vërtetë përpjekje e sofistikuar për polarizimin e shoqërive demokratike dhe përplasjen e komuniteteve brenda këtyre shoqërive kundër njëri-tjetrit”, tha McMaster.

“Aktualisht, ju tashmë keni parë shenja inicuese të kësaj përpjekjeje në fushatën presidenciale meksikane”, ka thënë zyrtari i lartë amerikan, duke mos e specifikuar tipin e përzierjes së dyshuar.

Ai theksoi, po ashtu, se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e shqetësuar nga përdorimi i mjeteve kibernetike të avancuara nga Kremlini, për ta përhapur propagandën dhe dezinformacionin.

Agjencia e lajmeve, Reuters, ka raportuar se kërkesa për koment nga zyra e zotit McMaster nuk kishte marrë përgjigje të menjëhershme. Kremlini, po ashtu, nuk ishte përgjigjur ndaj kërkesës për koment.

Agjencitë e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara kanë konkluduar se Rusia ishte përpjekur për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016, në favor të republikanit, Donald Trump, dhe për ta dëmtuar rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton.

Kremlini vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës më 2 janar, zoti McMaster, po ashtu, i është referuar përzierjes ruse në Meksikë.

“Rusët janë shumë aktivë në Evropë…në zgjedhjet franceze aktualisht, në referendumin e Spanjës lidhur me pavarësinë e Katalonjës dhe tashmë ju i shihni ata aktivë në Meksikë”, pat thënë McMaster në këtë intervistë.

Në korrik të këtij viti, në Meksikë mbahen zgjedhjet presidenciale për pasardhësin e shefit aktual të shtetit, Enrique Pena Nieto, i cili më nuk ka të drejtë për rizgjedhje për shkak të kufizimit të mandateve.

Hulumtimet e opinionit tregojnë se kandidati i së majtës, Andres Manuel Lopez Obrador, i cili fushatën e tij e ka mbështetur në platformën antikorrupsion, është favorit për ta fituar presidencën.

Disa ekspertë thonë se Lopez Obrador, ish-kryetar i Qytetit të Meksikës, po ashtu, është favorit i Kremlinit, meqë për fushatën e tij ka pasur raportim pozitiv në mediat shtetërore në Rusi.

Ky kandidat ka deklaruar se do të synoj raporte miqësore me fqinjin e Amerikës Veriore të Meksikës, por ai do të kërkoj respekt nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Senatori meksikan, Armando Rios Piter, nga Partia e Revolucionit Demokratik, i ka thënë publikimit, The Hill, vitin e kaluar, se nëse Moska “intervenoi në Shtetet e Bashkuara, atëherë ekziston arsyeja të mendohet se Meksika është cak për sulm”.

Deklarata e zotit McMaster është reflektuar edhe në komentet e drejtorit të agjencisë CIA, Mike Pompeo, gjatë një interviste për rrjetin CBS, se është i shqetësuar për përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për përzierje dhe se “shumë armiq” dëshirojnë ta “shkatërrojnë demokracinë perëndimore”.

Sipas tij, për këtë arsye ekziston “fokusi i Uashingtonit në ndërhyrjen ruse”.

Mike Pompeo theksoi se CIA dhe agjencitë e tjera, po punojnë për parandalimin e ndërhyrjes potenciale në zgjedhjet e këtij viti për Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Oluja kroate ia tregon vendin Rusisë (Video)

Oluja kroate ia tregon vendin Rusisë (Video)

Japoni, 49 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut

Japoni, 49 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut

Ramush Haradinaj i shkon në shtëpi Isa Mustafës

Ramush Haradinaj i shkon në shtëpi Isa Mustafës

Afganistan: vritet një ushtar amerikan i NATO-s

Afganistan: vritet një ushtar amerikan i NATO-s

Serbia vazhdon përpjekjet kundër Ushtrisë së Kosovës

Serbia vazhdon përpjekjet kundër Ushtrisë së Kosovës

Mbyllen hetimet për Shpend Ahmetin

Mbyllen hetimet për Shpend Ahmetin

Reagojnë gardianët: Edhe ne duam rritje të pagave

Reagojnë gardianët: Edhe ne duam rritje të pagave

Kuvendi përgatitet për pushime, ligjet barten për miratim në vjeshtë

Kuvendi përgatitet për pushime, ligjet barten për miratim në vjeshtë

Pse është e ndaluar të festohet me simbolin e shqiponjës?

Pse është e ndaluar të festohet me simbolin e shqiponjës?

Serbia nuk pret që Kosova të paraqesë statutin e Asociacionit brenda afatit

Serbia nuk pret që Kosova të paraqesë statutin e Asociacionit brenda afatit

Bytyqi panelist në punëtorinë “Mbulimi mediatik i Arsimit të Lartë në Kosovë: Sfidat dhe mësimet”

Bytyqi panelist në punëtorinë “Mbulimi mediatik i Arsimit të Lartë në Kosovë: Sfidat dhe mësimet”

Djali i Ramiz Lladrovcit për kryetar të Rinisë Demokratike

Djali i Ramiz Lladrovcit për kryetar të Rinisë Demokratike

A ka një vend tjetër afër Italisë, ku fjala Paqe mund të tingëllojë më fort se Kosova?

A ka një vend tjetër afër Italisë, ku fjala Paqe mund të tingëllojë më fort se Kosova?

Sekretari Pompeo i jep fund vizitës dy-ditore në Korenë e Veriut

Sekretari Pompeo i jep fund vizitës dy-ditore në Korenë e Veriut

Ministri malazez i Mbrojtjes i përgjigjet Vulinit: Kosova është shtet i pavarur

Ministri malazez i Mbrojtjes i përgjigjet Vulinit: Kosova është shtet i pavarur

Vetëvendosje ironizon keq me mirënjohjen e Lutfi Hazirit, ia jep një nga NASA

Vetëvendosje ironizon keq me mirënjohjen e Lutfi Hazirit, ia jep një nga NASA