McGregor dhe Khabib lirohen nga policia, irlandezi dëshiron t’i zgjidhë të gjitha vet duke refuzuar të ngrejë padi ndaj rusit

E publikuar: 07/10/2018 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Khabib Nurmagomedov nuk do të arrestohet nga policia amerikane.

Rusi pasi triumfoi brenda oktagonit ndaj Conor McGregorit, u gjuajt në turmë duke sulmuar edhe ekipin e irlandezit.

Në anën tjetër ekipi i Khabibit u fut në oktagon për ta sulmuar Conorin.

Nga policia amerikane kishte të arrestuar nga të dyja palët por në fund aktorët kryesorë janë liruar.

Conor McGregor i shoqëruar nga sigurimi, policia dhe skuadra e tij pas përfundimit të duelit me Khabib Nurmagomedov në T-Mobile Arena në Las Vegas, Nevada (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Por Conor nuk ka pranuar të ngre padi në polici, pasi ka preferuar që t’i zgjidhë të gjitha vet me rusin.

Këtë gjë e ka konfirmuar për mediat presidenti i UFC, Dana White.

“Ata tanimë janë liruar nga policia, pasi McGregor ka refuzuar të ngrejë një padi”, tha White.

Ndërkohë tre anëtarët e ekipit të Khabib që sulmuan McGregorin janë arrestuar.

Sipas medieve amerikane 30-vjeçari irlandez po dëshiron që të gjitha t’i zgjidhë vet me rusin Khabib Nurmagomedov. /Telegrafi/