Mbytet një i moshuar në ujërat e Vardarit

E publikuar: 29/05/2015 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trupi i pajetë i një burri të moshuar, dje pasdite është nxjerrë nga ujërat e Vardarit, në afërsi të fshatit Çajle të Gostivarit. Tani për tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, por sipas të gjitha gjasave plaku është mbytur në lum, informon Zhurnal.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për V.J. (86) banor i fshatit Çajle, i cili në orët e hershme të mëngjesit, nga të afërmit e tyre është lajmëruar si i zhdukur.

Trupin e pajetë në ujërat e lumit Vardar, në vendin e quajtur “livadhet e poshtme” rreth orës 17.00, e ka vërejtur një kalimtar i rastit dhe e ka paraqitur në polici.

Në vendin e ngjarjes janë bërë hetime nga prokurori publik, ndërsa me urdhër të tij, kufoma është dërguar për obduksion që të vërtetohen shkaqet e vdekjes.

Ndryshe, i moshuari i cili humbi jetën herën e fundit është parë në urën e fshatit, i larguar rreth 500 metra nga vendi ku është gjetur trupi i tij i pajetë./Indeksonline/