Mbyllja e qeverisë Amerikane, dhjetëra uebsajteve u skadojnë certifikatat e sigurisë

E publikuar: 11/01/2019 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbyllja e qeverisë Amerikane ka lënë dhjetëra uebsajte zyrtare të pasigurta dhe të paaksesueshme.

Në uebsajtet e prekura përfshihen ajo e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Gjykatës së Apelit dhe NASA.

Mbyllja e qeverisë ka ardhur si rezultat i refuzimit të Demokratëve për të financuar ndërtimin e murit. Aktualisht 400,000 zyrtarë federalë nuk po paguhen.

Problemet me uebsajtet është vetëm njëri efekt ku kanë skaduar certifikatat e sigurisë të ngelura pa rinovuar.

Të paktën 80 certifikata sigurie të përdorur nga uebsajtet qeveritare .gov kanë skaduar. /PCWorld Albanian