Mbyllet sajti YTMND, pioneri i memeve online

E publikuar: 16/05/2019 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej pionerëve të memeve online nuk ekziston më.

“You’re the Man Now, Dog!” i cili njihet si YTMND është mbyllur përgjithnjë. Përdoruesit e Twitter vunë re se sajti nuk ishte i aksesueshëm ditën e Hënë dhe fjala u përhap shpejt nëpër forume dhe pjesët tjera të uebit.

YTMND njihet për faqet e gjeneruara nga përdoruesit dhe mbushura me një imazhe të vetëm, përfshirë edhe GIF, i pajisur me tekst dhe nganjëherë edhe me zë dhe muzikë.

Domaini YTMND.com u regjistrua për herë të parë nga themeluesi i saj Mark Goldberg më 1 Prill 2004. Emrin sajti e mori nga një frazë e përdorur në filmin Finding Forrester nga Sean Connery.

Sajti u bë shumë popullor në mesin e viteve 2000 dhe arriti madje të gjeneronte fitim. Në kulmin e tij sajti gjeneroi meme të famshme si Picard Song apo memeja ku një grua nuk ndryshonte nimikën e fytyrës pavarësisht pozimeve të ndryshme.

Megjithatë themeluesi u lodh nga kërcënimet me jetë që i bëheshin dhe raportimin e tij apo nga ponorgrafia e fëmijëve dhe nazistët që filluan të popullonin platformën.

Efektivisht ai ndaloi së punuari në YTMND në 2014-ën ndërsa sajti vijoi të ishte aktiv deri këtë javë. /PCWorld Albanian