Mbyllet qendra e sapohapur e masazhit në Sojevë të Ferizajt

E publikuar: 12/12/2019 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati i Komunës së Ferizajt bashkë me Policinë e Kosovës – Njësinë Kundër Trafikut me Qenie Njerëzore në Ferizaj ka mbyllur qendrën e masazhit në Sojevë qendër kjo e hapur së fundmi dhe tërësisht në mungesë të dokumentacionit të nevojshëm siç është mungesa e çmimores, librezës sanitare, pëlqimi minimalo-teknik dhe i kushteve higjieno-sanitare.

“Nga shkaqet e lartpërmendura dhe dyshimet për zhvillimin e dukurive amorale është mbyllur kjo qendër dhe ndaj saj ka nisur procedura hetimore e gjyqësore në zbardhjen e gjithë rrethanës së rastit”.

“Inspektorati i Ferizajt është i pakompromis ndaj veprimtarive biznesore që zhvillojnë veprimtarinë e tyre, pa kushtet e dokumentacionin e nevojshëm që parasheh ligji, aq më tepër ndaj bizneseve ku hedhen dyshime për zhvillimin e dukurive devijante”.

“Në Ferizaj aktualisht nuk funksionon asnjë biznes i kësaj natyre, kjo falë vigjilencës së Inspektoratit të Komunës, për të bërë verifikimet përkatëse të dokumentacioneve të nevojshme si dhe vendosmërisë për mbrojtjen e qytetarëve nga dukuritë negative”.