Mbyllet për qarkullim rruga “Zahir Pajaziti”

E publikuar: 29/06/2017 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Podujevës ka njoftuar se duke filluar nga 3 korriku deri më 31 gusht prej orës 18:00 deri në orën 24:00 do të mbahet mbyllur për qarkullim të automjeteve një segment i Rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë

“Mbyllja e rrugës kryesore (qendrës së qytetit) në Podujevë për qarkullim të automjeteve dhe mjeteve të tjera motorike bëhet me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për qytetarët e shumtë të cilët dalin në shëtitje në orët e mbrëmjes, sidomos gjatë periudhës verore (korrik-gusht), kur kthehen në vendlindje shumë qytetarë, që punojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës”.
“Duke marrë parasysh se ka edhe shumë kërkesa nga banorët për shtim të rrugëve të lira dhe shëtitje të qetë në orët e mbrëmjes, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim mori vendim për mbylljen e përkohshme të rrugës “Zahir Pajaziti” (segmenti i rrugës nga udhëkryqi i rrugës “Zahir Pajaziti” – rruga “Ilir Konushevci” deri në udhëkryqin e rrugës “Zahir Pajaziti” – rruga “20 Qershori”, njofton kjo komunë.