Mbyllet në veturë në mot të nxehtë, për të treguar se sa vështirë është qëndrimi brenda (Video)

E publikuar: 01/07/2018 04:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veterinerja që u mbyll në veturë në mot të nxehtë, ka treguar se sa vështirë është qëndrimi brenda, për të ngritur vetëdijen që të mos mbyllen kështu fëmijët apo kafshët.

Zephanie Woodward nga South Wales, e nisi eksperimentin derisa temperatura përjashta ishte 31 gradë Celsius, ndërsa ndaloi gjithçka kur brenda u nxeh deri në 46 gradë, brenda disa minutave, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund të besoja në çfarë eksperience kalova, që më la keq për një kohë të gjatë. Ju lutem mendoni mirë, kur e leni fëmijën apo qenin e mbyllur” ka thënë Woodward.

Në filmimin e realizuar, ajo tregon kohëzgjatjen që qëndroi brenda si dhe temperaturën që rritet brenda pak çastesh. /Telegrafi/