Mbyllet bursa e monedhave kriptografike Youbit, autoritetet fajësojnë Korenë e Veriut

E publikuar: 23/12/2017 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një bursë Koreano-Jugore e monedhave kriptografike do të mbyllet përgjithnjë pasi u hakua për herë të dytë në vetëm 8 muaj.

Youbit shpalli falimentin pasi humbi 17% të aseteve në sulmin më të fundit kibernetik.

Kompania nuk dha detaje se çfarë vlere kishin asetet në momentin e sulmit. Në Prill kompania humbi 4,000 bitcoin me vlerë 73 milion dollar sot.

Agjencia Koreano Jugore për Sigurinë në Internet nisi një hetim mbi mënyrën sesi vjedhësit kanë fituar akses në sistemet qendrore të kompanisë.

Për sulmin e muajit Prill, autoritetet fajësuan Korenë e Veriut. Edhe sulmet ndaj Bithumb dhe Coinis i janë faturuar regjimit të Kim Jong Un.

Në një deklaratë zyrtare, Youbit tha se konsumatorët e saj do të merrni pas 75 përqind të vlerës së monedhave që kanë poseduar.

Kompania kërkoi falje për mbylljen e operacioneve por tha se ishte e detyruar. Youbit ishte një bursave të vogla aktive në Korenë e Jugut.

Pjesa më e madhe e transaksioneve realizohet në Bithumb, bursë e cila zotëron 70% të tregut. /PCWorld Albanian