Mbyllen vendvotimet në Maqedoninë Veriore, dalja në votime 50,86 për qind

E publikuar: 15/07/2020 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri në ora 20:40, nw Maqedonine Veriore gjithsejtë kanë votuar 922 678 qytetarë apo 50.86 për qind e votuesve.

Dalje më e madhe është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore kurse dalja më e ulët është regjistruar në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Procesi i votimit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare për herë të parë po zhvillohet tre ditë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në dy ditët e kaluara votuan personat e infektuar me COVID-19 dhe ato në vetizolim, si dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat në shtëpi pleqsh, të burgosurit dhe personat e zhvendosur në Qendrën e Personave të Zhvendosur./kp/