Mbyllen Lojërat Olimpike për të rinj, Kosova e mbyll me një medalje

E publikuar: 19/10/2018 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me ceremoninë mbyllëse të zhvilluar mbrëmë (e enjte) në Fshatin Olimpik në Buenos Aires të Argjentinës, janë mbyllur edhe zyrtarisht Lojërat e treta Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, të cilat u mbajtën prej 6-18 tetor 2018.

Flamuri i Kosovës parakaloi edhe këtë herë, ndërsa për dallim nga ceremonia hapëse, ku bartëse e flamurit ishte xhudistja, Erza Muminoviq, këtë herë notarja, Melisa Zhdrella, valoi flamurin.

Në fjalën e tij, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Thomas Bach, përgëzoi Argjentinën për organizimin e shkëlqyer të këtyre Lojërave.

4 mijë sportistë nga 206 shtete morën pjesë në LOR Buenos Aires 2018.

Kosova mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike për të rinj, ndërsa vendin tonë e përfaqësuan pesë sportistë: Erza Muminoviq (xhudo), Melisa Zhdrella (not), Erdonis Maliqi (boks), Muhamet Ramadani (atletikë) dhe Bleron Fetaovski (peshëngritje).

Erza fitoi medaljen e bronztë, të parën dhe të vetmen për vendin tonë.

Lojërat e ardhshme Olimpike për të rinj, mbahen për herë të parë në kontinentin e Afrikës, konkretisht në Dakar të Senegalit, të cilëve iu dorëzua organizimi për vitin 2022. /Telegrafi/