Mbrojtësi Matthijs de Ligt me një driblim ndaj Kroos në stilin e sulmuesit

E publikuar: 20/11/2018 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Se Matthijs de Ligt ëshë një djalosh plot talent kjo nuk dëshiron diskutim.

19-vjeçari pas paraqitjes ndaj Francës, bëri një tjetër lojë brilante në barazimin e Holandës 2-2 ndaj Gjermanisë.

Ndaj francezëve arriti ta neutralizojë Kylian Mbappen, ndërsa ndaj gjermanëve përves paraqitjes fantastike në mbrojte, për një moment u shndërrua në sulmues.

Matthijs de Ligt në duel me Kylian Mbappen (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 74 ai bëri një driblim në Toni Kroos, që më vonë u bë hit në rrjete sociale.

De Ligt debutoi me Ajaxin me 8 gusht 2016, ndërsa me Përfaqësuesen e Holandës 25 mars 2017.

Pas paraqitjeve të mirë për atë kanë shfaqur interesim skuadra si Barcelona, Manchester City, Bayern Munich dhe Liverpooli.

Matthijs në qendër të mbrojtjes luan me Virgil van Dijk dhe deri më tani kanë qenë shumë të suksesshëm. /Telegrafi/