Mbrohet në liri sekretarja e Oliver Ivanoviq

E publikuar: 27/11/2018 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Silvana Arsoviq, një ish administratore në zyrën e, Oliver Ivanoviq, e cila u arrestua nën dyshimin e manipulimit të kamerave të sigurisë nuk do të mbahet në burg.
Prokurori special, Sylë Hoxha ka thënë se nuk ka bërë kërkesë për paraburgim për këtë zyrtare.

“Hetimet vazhdojnë por në procedurë të rregullt, pra pa paraburgim pasi nuk kam bërë kërkesë për paraburgim”, tha Hoxha, transmeton Express.

Arsoviq është personi i katërt që është arrestuar në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit. Tre të tjerë janë arrestuar të premten; mediat kanë raportuar se dy prej tyre ishin zyrtarë policorë, shkruan birn.

Të premten, Prokuroria e Kosovës tha se e ka bastisur edhe shtëpinë e Milan Radoiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore politike të serbëve të Kosovës por nuk ka mundur ta gjejë atë në shtëpi.