Mbreti i xhunglës? Luani sulmon tinëzisht të voglin e elefantit, zmbrapset kur para syve i shfaqet nëna e tij (Video)

E publikuar: 27/01/2018 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thonë se mbreti i xhunglës është luani, por videoja e publikuar më poshtë dëshmon të kundërtën.

Derisa një elefant gjigant po ecte me të voglin, në një moment prapa shpinës së të voglit shfaqet një luani që i vërsulet, por pasi që reagoni nëna e tij, luani zmbrapset duke lënë në gjysmë “misionin” e tij, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar nga një veturë e vogël e tipit Jeep Maruti, dhe e gjitha ndodhi befasisht derisa i vogëli po qëndronte pranë nënës së tij.

Kur elefanti vëren se luani po i afrohej për t’ia sulmuar të voglin, ajo menjëherë reagon duke iu vërsulur mbretit të xhunglës që dorëzohet menjëherë dhe fillon të ikë.

“Kjo është hera e parë që është filmuar kur një luan sulmon të voglin e elefantit në parkun Samburu”, ka deklaruar autori i videos Matt Brierley. /Telegrafi/