Mbreti i Arabisë Saudite do të heqë dorë nga froni javën e ardhshme

E publikuar: 17/11/2017 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbreti saudit Selman bin Abdul Aziz po planifikon të heqë dorë nga froni javën e ardhshme për t’ia kaluar pushtetin djalit të tij, Princit të Kurorës Mohammed bin Selman (ose MBS siç njihet rëndom në mediat amerikane), thanë burime private për gazetën The Daily Mail të enjten.

Gazeta tha se ky hap do të jetë kulmi i fushatës së Mohammed bin Selman që ka nisur që në fillim të këtij muaji, në të cilën rreth 40 emirë dhe ministra u arrestuan në kuadër të “hetimeve për korrupsion”.

Gazeta britanike citoi një burim – pa i zbuluar emrin – të thotë se Mbreti aktual (Selmani) do të vazhdojë në detyrë, por vetëm formalisht, ndërsa kompetencat reale do ti kalojnë zyrtarisht djalit e tij, duke vijuar: “Nëse asgjë e papritur s’ndodh ndërkohë, atëherë mbreti do të shpallë djalin e tij Mohammed “Mbret të Arabisë Saudite” javën e ardhshme.

Sa i përket pozitës që do të mbajë mbreti Selman, burimi tha se do të “luante rolin e Mbretëreshës së Anglisë … ai do të mbajë vetëm titullin e “Kujdestarit të dy vendeve të shenjta (Mekes dhe Medines)”.

Sipas të njëjtit burim, të cilin ‘The Daily Mail’ e përshkroi si të “nivelit të lartë”, Mohammed bin Selman, do të përqendrohet menjëherë pas kurorëzimit të tij, kundër Iranit, pa përjashtuar mundësinë e një opsioni ushtarak.

‘Daily Mail’ duke përmendur të njëjtin burim, tha se Princi i Kurorës do të kërkojë ndihmën e forcës ushtarake izraelite për të sulmuar “Hezbollahun” në Liban (milici e mbështetur nga Irani), edhe pse kjo është në kundërshtim me këshillat e princave të vjetër të familjes në pushtet, e cila do të jetë objektivi i ardhshëm i Mohammed bin Selman pë të konsoliduar edhe më shumë pushtetin personal, – tha burimi.