Mbretëresha Elizabeta II uron presidentin Thaçi për Ditën e Pavarësisë

E publikuar: 16/02/2017 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit.

“Kam kënaqësinë e madhe për t’ju përcjellur, Shkëlqesia Juaj, urimet e mia me rastin e shënimit të ditës tuaj shtetërore, së bashku me urimet e mia më të mira për lumturinë e popullit të Kosovës në vitin vijues”, thuhet në urimin e Mbretëreshës Elizabeta II, dërguar presidentit Thaçi.