Mbretëresha e Britanisë përdor për herë të parë Instagramin

E publikuar: 07/03/2019 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbretëresha Elizabet II e Britanisë mund të bëhet influencerja e radhës në rrjetin social popullor Instagram. Madhëria e saj publikoi për herë të parë në Instagram gjatë një vizite në Muzeun Shkencor të Londrës.

Në postimin e saj bërë nga llogaria TheRoyalFamily ishte një foto e një letre dërguar tek stërgjyshi Princi Albert nga matematikani, inxhinieri dhe pionieri i kompjuterëve të shekullit 19 Charles Babbage.

Ndërsa për herë të parë ka bërë debutimin e saj në Instagram sot, ajo nuk është e huaj në median sociale.

Ajo shfaqet vazhdimisht në Instagramin e familjes mbretërore. Cicërimën e parë e publikoi në 2014-ën po gjatë një vizite tek i njëjti muze.

Mbretëresha Elizabet mund të ketë ngelur pas në epokën e medias social por është mësuar të përdorë teknologjitë e fundit.

Në 1976-ën ajo ishte ndër liderët e parë të botës që dërgonte një e-mail. Ajo gjithashtu mori pjesë në një demonstrim të ARPANET, paraardhësi i internetit të sotëm. /PCWorld Albanian