Mblidhet qeveria në detyrë, miraton katër pika

E publikuar: 05/11/2019 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhjen e radhës me katër pika të rendit të ditës.

Këtu u shqyrtua propozim-vendimi për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, raporti i Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore dhe propozim-vendimi për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit,transmeton klankosova.

Të tre këto pika u miratuan në mbledhjen e sotme.

Gjithashtu u aprovuan procesverbalet nga mbledhjet 106, 107, 108, 109, 110, 111 dhe 112 të Qeverisë së Kosovës.