Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet qëndrimi ndaj vendimit të AKR-së

E publikuar: 21/08/2017 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton KTV.

Në këtë mbledhje pritet të merret një qëndrim rreth vendimit që ka marrë një ditë më parë Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së, duke e autorizuar kreun e kësaj partie Behgjet Pacollin që të shohë mundësi për bashkëpunim edhe me partitë jashtë koalicionit të LAA-së.