Mblidhet Kryesia, cakton seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

E publikuar: 19/04/2018 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar se sot do mbaj seancën e jashtëzakonshme.

Në këtë seancë që do mbahet në orën 16:30 pikë e rendit të ditës do të jetë edhe debati parlamentar lidhur me raportin e Progresit për Republikën e Kosovës.

Përveç kësaj, pikë e rendit të ditës do të jenë edhe vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduar, si dhe përgatitjet për seancat plenare të radhës, transmeton Indeksonline.

Më poshtë gjeni pikat e rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me pikën e rendit të ditës:

Debat parlamentar lidhur me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës

2. Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara:

1. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,
2. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

3. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

4. Votimi i Mocionit nga Interpelanca, në lidhje me Sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës,

5. Votimi i rekomandimeve nga Debati parlamentar, në lidhje me skandalin e mishit të prishur të ardhur nga Belgjika, si dhe cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë,

6. Votimi i rekomandimeve nga Debati parlamentar, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave,
7. Votimi i rekomandimeve nga Debati parlamentar, në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë,

8. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë,

9. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

10. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,

11. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

12. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë (6) shtetasve turq.

3. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë,
Emërimi i Drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
Shqyrtimi i Propozimit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, znj. Aida Dërguti.​

4. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave