Mblidhen për herë të dytë liderët e shtetit në zyrën e Thaçit

E publikuar: 31/01/2019 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në orët e pasditës janë takuar për herë të dytë liderët e shtetit në Zyrën e Presidentit Thaci. Fatmir Limaj ka anuluar një konferencë të paralajmëruar për të shkuar në takim, ndërsa kryeministri Haradinaj gjatë ditës ka paralajmëruar zhvillime të reja.

Liderët e shtetit dhe të koalicionit qeverisës janë takuar edhe njëherë gjatë ditës së sotme.

Burime të T7 tregojnë se në Zyrën e Presidentit Hashim Thaci po mbahet një takim mes tij, kryeministrit Ranmush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe partnerët e tjerë.

Së fundmi krerët e shtetit kanë pasur mosmarrëveshje rreth taksës ndaj produkteve serbe. 

Kryeministri Haradinaj po refuzon të heq taksën prej 100 për qind, duke i dalë kundër kërkesës së SHBA’së. 

Nga ana tjetër presidenti Thaci kërkon që taksa të hiqet. Edhe kryeparlamentari Veseli, ndonëse e ka perkrahur Haradinajn për vendimin rreth taksës, ta po kërkon pezullimin e saj. 

Në mengjesin e sotëm liderët shtetërorë kanë mbajtur takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.