Mbi tre orë në sallën e operacionit, kjo është gjendja e të aksidentuarve

E publikuar: 29/12/2018 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë në ora 02:00 pas mesnate ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Të vdekur në vend nga ky aksident kanë mbetur dy pasagjere femra, njëra 23 dhe tjetra 31 vjeçare.

Shoferi dhe një pasagjer tjetër mashkull kanë mbetur të lënduar rëndë nga aksidenti dhe po trajtohen në QKUK, shkruan lajmi.net.

Specialistja e Mjekësisë Emergjente, Nerxhivane Halimi për lajmi.net e ka konfirmuar gjendjen e tyre të rëndë.

Tani vec se kanë kaluar tri orë dhe njëri nga të aksidentuarit është ende në sallën e operacionit. Halimi tregoj se gjendja e personit tjetër vazhdon të jetë e njëjtë, i cili është në kujdes intensiv.

Mosha e dy të aksidentuarve në gjendje të rëndë është nga 20 deri në 30 vjeç. /