Mbi 8,6 milionë persona në botë janë prekur nga koronavirusi

E publikuar: 20/06/2020 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas të dhënave nga Universiteti “John Hopkins”, numri i të infektuarve me koronavirus në botë sot tejkaloi 8,6 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në mbi 458 mijë.

Krahasuar me dje, numri i njerëzve të infektuar në botë u rrit për 200 mijë, ndërsa në 24 orët e fundit, nga pandemia e COVID-19 vdiqën edhe 8 mijë njerëz.

SHBA-ja ende ka numrin më të madh të të infektuarve dhe rasteve të vdekjes – mbi 2,2 milionë të infektuar dhe rreth 119 mijë raste të vdekjes.

Në vend të dytë është Brazili, i cili e tejkaloi numrin prej mbi një milion të infektuar.

Në raport me numrin e të infektuarve, në vijim është Rusia me rreth 568 mijë banorë me koronavirus, pas çka pasojnë India me mbi 380 mijë dhe Britania e Madhe me diçka më tepër se 303 mijë persona të infektuar.

Në raport me rastet e vdekjes, prapa SHBA-së dhe Brazilit, Britania e Madhe ka 42 mijë e 546 raste të vdekjes, pas çka pasojnë Italia (34 mijë e 561), Franca (29 mijë e 620) dhe Spanja (28 mijë e 315)./GS/