Mbi 81 mijë persona të punësuar në administrata shtetërore

E publikuar: 01/07/2019 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e Statistikave të Kosovës së fundmi publikoi ‘Vjetarin Statistikor” , ku përmbledhen të gjitha statistikat rreth shtetit të Kosovës.

Në statistikat e publikuara tregohet se 81 mijë e 884 njerëz kanë punuar në administratat shtetërore në vitin 2018-të, shkruan Indeksonline.

Nëse e krahasojmë me vitin 2017-të, atëherë numri që punojnë në administratat shtetërore është rritur.

Gjatë vitit 2017-të, 81 mijë e 466 njerëz kanë punuar në administrata.

Administratat e Arsimit vazhdojnë të prijnë bindshëm sa i përket numrit të punëtoreve.

33 mijë e 436 njerëz kanë punuar nëpër administrata të arsimit gjatë vitit 2018-të.