Mbi 75 për qind e punëtorëve kanë kontrata të përkohshme

E publikuar: 07/04/2019 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sigurimi i një vendi të punës në Kosovë, në vendin me papunësinë më të lartë në Evropë, vazhdimisht është një proces i vështirë. Por, edhe pas gjetjes së një pune, mbetet sfidë të arrihet deri te dokumenti apo kontrata që siguron qëndrueshmëri në punë.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 28.8 për qind ose mbi 345 mijë është numri i të punësuarve në tregun e Kosovës. Nga Kjo shifër rreth 86 për qind kanë kontratë individuale, kurse pjesa tjetër punon pa kontratë.

Nga personat që kanë të nënshkruar kontratë, 25 për qind thuhet se kanë kontratë të përhershme kurse 74.5 për qind kontrata të përkohshme.

Sektori privat mbetet punëdhënësi më i madh në Kosovë. Por, ky sektor jo në të gjitha rastet zbaton ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe zakonisht është kritikuar nga sindikatat e punëtorëve dhe organizatat joqeveritare edhe për punësim pa kontrata të qëndrueshme të punës.

SHKRIMIN E PLOTË E GJENI NË RADION EVROPA E LIRË