I ftohti merr jetë e mbi 50 personave në Tajvan

E publikuar: 25/01/2016 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të ftohtit që ka kapluar Azinë Lindore kanë vdekur mbi 50 persona në Tajvan ndërsa janë bllokuar të paktën 60 mijë turistë në Korenë e Jugut.

Mediat tajvaneze raportojnë se vdekjet ndodhën si pasojë e rënies së papritur të temperaturave gjatë fundjavës.

Shumica e personave që e pësuan nga i ftohti në Tajvan ishin kryesisht të moshuar të cilët jetonin në Taipei, Taoyuan, si dhe Kaohsiung të cilët vdiqën nga hipotermia dhe sëmundjet kardiake.

Ndërkohë bora e madhe detyroi mbylljen e aeroportit në ishullin Jeju të Koresë.

Acari ka goditur edhe Hong Kongun Kinën dhe Japoninë Jugore,