Mbi 300 startupe blockchain janë mbyllur gjatë 2018-ës në Britani

E publikuar: 26/12/2018 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa vlera e kriptomonedhave bie, autoritet rregullatore kanë shtuar kontrollet ndaj këtij sektori dhe sipas statistikave të fundit mbi 300 startupet Britanike në fushën e blockchain janë shpërbërë ose likuiduar në 2018-ën.

Sipas një raporit të Sky News, pavarësisht se disa kompania kanëa rritur me sukses të vendosen në tregun e kriptomonedhave, të tjerë nuk kanë pasur kaq fat.

Të paktën 340 kompani janë mbyllur këtë vit krahasuar me 139 në 2017-ën.

Për më tepër 60% e bizneseve në fjalë mbyllen operacionet mes Qershorit dhe Nëntor, periudha kur tregu i kriptomonedhave ka humbur 80% të vlerës në tërësi.

Mbi 200 prej tyre janë regjistruar në fundvitit e kaluar momentin kur bitcoin arriti pikun prej 20,000 dollarësh.

Raporti thotë se shumica e investitorëve Britanikë u ndanë me humbje nga ky treg sepse përfshira e tyre ishte thjeshtë joshje nga koncepti i heqjes së kontrollit të para nga bankat.

Të tjerët menduan se është një mundësi shumë e mirë për tu humbur.

2018-ta ka rezultuar e vështirë për kriptmonedhat. Jo vetëm që çmimet e tyre janë në rënie përgjatë 11 muajve, por autoritetet kryesore në mbarë botën po sulmojnë operacionet në këtë sektor me çdo mundësi që gjejnë.

Pak javë më parë autoritetet financiare Britanike thanë se ishin duke hetuar 50 firma, një rritje me dyherë krahasuar me hetimet e ndërmarra në Maj të 2018-ës. /PCWorld Albanian