Mbi 270 mijë nënshkrime në peticionin që kërkon përsëritjen e ndeshjes Angli-Kolumbi

E publikuar: 06/07/2018 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një peticion që i bën thirrje FIFA-s të shqyrtojë dy vendimet kryesore të gjyqtarit dhe përsëritjen e ndeshjes në humbjen e Kolumbisë në Kupës së Botës ndaj Anglisë ka grumbulluar mbi 270,000 nënshkrime.

Kolumbia u mund 4-3 në penallti nga Anglia pasi ndeshja e rregullt u mbyll me rezultat 1-1 pas 120 minutave lojë në Moskë.

Anglia kishte hapur rezultatin me një penallti të Harry Kane pasi Carlos Sanchez ndërhyri në zonë ndaj sulmuesit të Tottenhamit.

Pikërisht ky gol i shënuar sipas krijuesve të peticionit erdhi nga një penallti, e cila nuk ekzistoi askund.

Vendimet e gjyqtarit u kontestuan shumë edhe gjatë ndeshjes (Getty Images)

Ky ishte një nga dy incidentet, së bashku me golin e anuluar në vazhdime të sulmuesit Carlos Bacca.

Peticioni, i cili po afron më afër objektivit të saj prej 300,000 nënshkrimesh, i bën thirrje FIFA-s të rishikojë vendimet e gjyqtarit.

Sipas tyre ata duhet të rishikojnë vendimet për të “vendosur një precedent për lojë fer, ku mbizotëron një lojë e mirë”.

Ndryshe, Anglia pasi eliminoi Kolumbinë do të takohet me Suedinë në Samara të shtunën për një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës. /Telegrafi/