Mbi 25 milionë raste me Covid-19 në Evropë

E publikuar: 25/12/2020 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 25 milionë raste me COVID-19 u regjistruan zyrtarisht në Evropë, sipas të dhënave zyrtare.

Pesëdhjetë e dy vende të rajonit përbëjnë zonën më të prekur në botë për nga numri i rasteve para SHBA-së dhe Kanadasë me 19 188 172 raste, Amerikës Latine dhe Karaibeve me 15 024 469 raste dhe Azisë me 13 617 004 raste, raporton ATSh.

Rajoni ka qenë i pari që ka kaluar pragun e gjysmë milionë viktimave nga COVID-19 më 17 dhjetor.