Mbi 200 zyrtarë të OSBE-së do të angazhohen për zgjedhjet në veri

E publikuar: 02/05/2019 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu ka vizituar Komisionin Qendror Zgjedhor ku është takuar me kryetare e KQZ-së, Valdete Daka,

Ai tha se OSBE-ja i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së KQZ-së për t’i ndihmuar me këshilla teknike të nevojshme gjatë procesit zgjedhor në katër komunat e veriut.

“Ju përgëzoj anëtarët e rinj të KQZ-së për emërimin e ri, dua të ju tregoj se OSBE është këtu të ju përkrahim në punën tuaj vlerësojmë bashkëpunimin e gjatë të KQZ-së me OSBE-në dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.
“Duke u bazuar në përvojat paraprake OSBE-ja është kërkuar të ofroj këshilla teknike për komunat e veriut dhe duke u bazuar në shkëmbimin e letrave me KQZ-në jemi të gatshëm të ofrojmë për KQZ-në dhe votuesit ndihmën tonë. Ju garantoj se misioni i OSBE-së ka vullnetin të ofroj këshilla teknike të kërkuara dhe asistencat e kërkuara për këshillat e vendvotimeve për zgjedhjet në komunat e veriut”.

Ai tha se tashmë OSBE-ja ka filluar përgatitjet për këshillat teknike dhe deri më tani bashkëpunimi është mjaftë i mirë.

“Ekipi është krijuar udhëhiqet nga Bujar Basha ka ekspert të rajonit, janë ekspert të kërkuar nga misionet e OSBE ne rajon, dhe kemi vendos ekipet përkrahëse teë OSBE-së në komunat e veriut dhe jam i kënaqur se komunikim mes KKZ dhe sekretariati është zhvilluar mirë”, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Braathu tha se OSBE-ja do ofroj rreth 215 zyrtarë që të ndihmojnë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.