Mbi 150 pelegrinë vdesin në Mekë

E publikuar: 24/09/2015 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së paku 150 persona kanë vdekur gjatë shtyrjeve në qytetin Mina, jashtë qytetit të shenjtë mysliman të Mekës, raporton Reuters.

Mbi dy milionë njerëz kanë kryer pelegrinazhin e tyre vjetor në këtë qytet të shenjtë myslimanë.

Televizioni i Arabisë Saudit, al-Ekhbariya, ka thënë se edhe 390 persona të tjerë janë lënduar, duke cituar zyrtarë të ushtrisë.