Mbi 1 mijë e 200 tiketa trafiku brenda 20 orëve

E publikuar: 18/11/2018 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arritur të shqiptojë gjithësej 1mijë e 252 tiketa trafiku.
Sipas raportit policor, gjatë periudhës së njejtë janë arrestuar 17 persona, derisa 9 janë dëguar në mbajtje- transmeton Indeksonline.

Poashtu, raporti tregon se në vuajtje të dënimit janë dërguar vetëm 2 persona.

Ju kujtojmë se nga data 15 nëntor, Policia e Kosovës po ushtron kontrolle në vetura dhe nëse ato nuk janë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë, ngasësit e tyre do të gjobiten sipas ligjit të trafikut.