Mbetjet, Rama: Publiku nuk u informua më shpejtë dhe sa duhet

E publikuar: 02/10/2016 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Debati mbi ligjin e mbetjeve ka qenë tema e komunikimit javor të kryeministrit Edi Rama në Facebook. Për herë të parë, ai pranon se ka gabuar në një pikë, por shton se nuk ka tërheqje pas.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Më duhet ta pranoj se nuk kemi bërë sa duhet dhe me kohë, për të informuar qytetarët mbi strategjinë e kësaj beteje të re dhe të madhe për ta bërë më të pastër Shqipërinë. E kam vënë re me keqardhje këto ditë se konkretisht ka një mungesë të madhe informacioni mbi dallimin thelbësor mes plehrave që nuk i duhen dreqit dhe që duhen asgjësuar dhe mbetjeve të riciklueshme që janë lënda e parë e ekonomisë së gjelbër dhe ndiej përgjegjësi për këtë. Ashtu si kundër dua të nënvizoj se jam dhe jemi të gatshëm të diskutojmë sy më sy për përmbajtjen e legjislacionit të ri me çdo ambientalist të keqkuptuar por të sinqertë në shqetësimin e vet. Por, njëkohësisht as nuk ka kthim mbrapa dhe as nuk ka hije dyshimi se legjislacioni i ri hap qartësisht, e zeza mbi të bardhë, një kapitull të ri për Shqipërinë e gjelbërt të gjeneratës tjetër.

Kreu i qeverisë nuk ka kursyer dhe akuzat për opozitën duke e cilësuar atë si gogolin qe kërkon të trembë njerëzit për çdo gjë.

/ Top Channel