Mbështetja për Ramushin dhe të vërtetat e saj!

E publikuar: 17/04/2017 01:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa

Colmari i Francës, përgjatë këtyre tre muajve të fundit u bë epiqendër e vëmendjes së shumicës së shqiptarëve të Kosovës. Këtij qyteti mesatar francez, për të mos thënë çdo çdo orë e çdo ditë, në çdo wikend dhe në çdo seancë gjyqësore ia mësyen me qindera shqiptar nga Diaspora dhe trojet etnike shqiptare.
Në mesin e atyre që e vizituan Ramush Haradinajn, përveqse bashkpartiakëve dhe mbeshtetes të flakt të tij, kishte edhe bashkatdhetar të bindjeve të ndryshme politike, fetare apo ideologjike, që kaluan me qindra e mijëra kilometra rrugë për t’u takuar dhe shprehur solidarimizimin me Ramush Haradinajn, pengun e politikes vendore dhe ndërkombëtare. Por kishte edhe të atillë, që në Colmar të Francës shkuan në shënjë falemderimi dhe respekti per veprimet e guximshme të Haradinajt të para 11 viteve me rastin e ceremonisë së varrimit te Presidentit historik Ibrahim Rugova, ku falë Ramush Haradinajt, presidenti u varros me nderime të larta shtetërore nga Garda e TMK-së.
Ne Colmar te Ramushi shkuan edhe biznesmen dhe pseudo-patriot të profileve të ndryshme për interesa personale, sa për të zënë ndonje argat te Ramushi, me shpresën, që ai nesër do t’ua kthej si shperblim (kur te vie ne pushtet) me ndonjë tender apo sihariq tjetër.

Krerët shtetëror, punët e vogla e fjalët e mëdha!

Ata që nuk shkuan fare të Ramushi në Colmar ishin liderët shtetëror, të cilët u mjaftuan me deklarata stereotipe; “Arrestimi i Ramush Haradinajt me urdhërarrest të Serbisë është i papranueshëm”. Deklarata këto sa për t’i hedhur pluhur syve opinionit tonë, se ndalesa e Ramushit i paska pikëlluar thellë dhe se këta do bëjnë çmos për lirimin e tij sa më të shpejtë, e në fakt mezi presin që Ramushin ta ekstradojnë për në Serbi.
Deri tek ky anashkalim ka ardhur si rezultat i një lidershipi të papërgjegjshëm, një klase politike të uritur për pushtet dhe neglizhencës së institucioneve përkatëse shtetërore, të cilat për këto 18 vite nuk qenë në gjendje të ngrisin qoftë edhe një padi të vetme ndaj shtetit serb.
Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës, në fillim të maujit mars, përmes të cilës kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinjat nga autoritetet franceze, duhet të jetë obligim ligjor edhe për presidentin, kryeministrin dhe kabinetin qeveritar.
Në asnjë rrethanë, deklarimet individuale nuk paraqesin rrezik për grupet etnike joshqiptare në Kosovë. Andaj tendenca e krerëve shtetëror për shkelje të Rezolutes se Kuvendit, për nxitje të dialogut me Serbinë në Bruksel pa lirimin dhe kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë nuk mund të arsyetohet me asnjë lloj logjike, përveq asaj të nënshtrimit dhe vasalitetit ndaj Beogradit dhe Brukselit.
Përfundimisht, liderët shtetëror duhet të respektojnë unitetin e subjekteve politike në parlament, gjegjësisht Rezoluten e miratuar nga të gjitha grupet parlamentare shqiptare dhe jo serbe në Kuvend. Në të kundërtën, do ta marrin etiketën e përçarësve fatal të skenës politike kosovare.
Çështja e ndalimit të Ramushit është rast unikal, dhe për lirimin e tij duhet të argumentohet me fakte pafajësia e tij e jo me deklarata boshe, sepse gjyqet e botës së civilizuar nuk pranojnë fjalë boshe e retorika politike me folklorizëm, por dokumente. Andaj liderët shtetëror në koordinim me Kuvendin e Kosovës është dashur nga fillimi të sigurojnë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë për përpilimin e dokumenteve e fakteve të bollshme për mbrojtjen e Ramushit e jo të shesin patriotizëm të përzier me folklorizëm,…ngase kështu bota demokratike dhe drejtësia ndërkombëtare nuk do të bindet asnjëherë me punët e vogla dhe fjalët e mëdha të liderëve shtetëror të Kosovës.
Të gjithë ata që janë angazhuar me shpirtë e zemër, pas lirimit të Ramush Haradinajt kanë arsye të ndjehen krenar, sikurse që, të gjithë ata që kanë bërë maskarada mashtruese, qoftë përmes deklaratave falso apo protestimeve jo të sinqerta duke u paraqitur si “mbrojtës” në njërën anë, ndërsa në prapaskenë duke e sharë dhe akuzuar duhet të ndihen të turpëruar.
Është lehtë të lexohet (jo) sinqeriteti në fytyrat e njerëzve!