Mbështetësja e flaktë e Erdoganit, sot përfundoi në parti të Albin Kurtit

E publikuar: 14/07/2018 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një poete nga Prishtina i është bashkëngjitur sot Lëvizjes Vetëvendosje. Donika Gashi është anëtarja më e re e partisë së Albin Kurtit, ndërsa veçoria kryesore e kësaj poeteje duket të jetë admirimi që ka për autokratin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Kurti, i kënaqur njoftoi se pjesë e Lëvizjes nga sot është Donika Gashi, për të cilën tha se është poete.

“Sot na u bashkua në Lëvizjen tonë, Donika Gashi, poete dhe qytetare prishtinase. Anëtarësimi i Donikës është vlerë dhe vlerësim për VETËVENDOSJE!-n. Na presin shumë punë bashkë, sidomos për rininë dhe artin e kulturën në vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në një kërkim për poetën e Kurtit, në profilin e saj në rrjetet sociale, ajo del të jetë adhuruese e flaktë e Erdoganit. Duke mos i interesuar që koleget e saj të profesionit në Turqi përndjeken dhe dënohen me burg të përjeshem pikërisht nga Erdogan, ajo shpreh vetëm admirim për të.

Në ditën kur Erdogan fitoi mandatin e ri si President i Turqisë, Gashi i ka thurur lavde atij/

“I lumi ky qysh e do shumica e popullit të vet dhe besimtarët në gjithë botën! E kam vërejt që kundër tij çohen snobët turq dhe propaganduesit anti-Turqi e fuqishme tjerë në gjithë botën. Por as armiqtë ma të fortë nuk mund ta ndryshojnë kaderin e Zotit”, ka shkruar Gashi më 24 qershor, duke u premtuar kafe miqve të saj për nder të fitores.