Mbërrin versioni i parë eksperimental i Android Q

E publikuar: 13/03/2019 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është ai momenti i vitit kur Google fillon të ofrojë shijet e para të versionit të ardhshëm të Android. Në fakt versioni i parë eksperimental Android Q ka mbërritur. Ashtu si betat e kaluar, theksin këtu është tek përditësimet funksionale dhe jo gjëra të prekshme.

Beta e parë është e disponueshëm për pajisje Pixel përfshirë edhe gjeneratën e parë Pixel dhe Pixel XL.

Një ndryshim i madh me Android Q janë funksionet e avancuara për kontrollin e informacionit të vendndodhjes. Aplikacionet tashmë do të mund të marrin këtë informacion vetëm kur janë duke u përdorur dhe jo në sfond.

Google gjithashtu ka vendosur kufizime për aksesin në gjëra si foto, video dhe audio si dhe çdo skedar i shkarkuar. Me Android Q vjen mbështetje më e mirë për telefonët me ekrane me palosje, diçka që e kishte premtuar që nga Nëntori.

Një tjetër funksion shumë i dobishëm është Settings Panel API, ku zhvilluesit tashmë mund të krijojnë dritare pop-up të përkohshme pa qenë nevoja që përdoruesit të shkojnë tek aplikacioni Settings.

Për shembull nëse po përpiqen të konfiguroni një altoparlant Bluetooth, paneli i konfigurimit do të hapet pa jua larguar nga vetë aplikacioni që po përdorni.

Së fundi dhe shumë me rëndësi është përmirësimi i dritares së shpërndarjes. Me Android Q ndërfaqja e shpërndarjes do të hapet shumë më shpejt sepse nuk do të rindërtohet më nga e para sa herë që dëshironi të shpërndani diçka. Është një ndryshim i vogël por që do ta bëjë Android Q shumë më të dashur.

Ka edhe disa funksione të reja për fotot dhe video në Android Q. Google do të standartizojë mënyrën e funksionimit të formatit Dynamic Depth në imazhet JPEG. Zhvilluesit do të mund të marrin informacionin e Dynamic Depth me kamera që e ofrojnë ku aplikacionet e palëve të treta do ta kenë më të lehtë të shtojnë filtra të specializuar dhe efekte bokeh.

Me Android Q do të shtohet mbështetje për kodeksin AV1 të videove çka do të përmirësojë cilësinë e transmetimeve dhe të ulë konsumin e bandwidthit. /PCWorld Albanian