Mbappe tregon bisedën me Neymarin në WhatsApp rreth duelit me Cavanin në miqësoren Brazil-Uruguai

E publikuar: 19/11/2018 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nga temat më të përfolura në ditët e fundit në futboll ishte ndërhyrja e Edinson Cavanit në Neymarit gjatë miqësores Brazil-Uruguai.

Dyshja më herët kanë pasur marrëdhënie të acaruara dhe ka mjaftuar kjo të flitet për prishje të raporteve mes dyshes së Paris Saint Germain.

Për gjithë këtë u pyet edhe Kylian Mbappe dhe francezi zbulon se ylli brazilian e ka marrë me sportivitet ndërhyrjen e Cavanit.

“Ia dërgova videon Neymarit në WhatsApp, ai qeshi”, ka thënë Mbappe i pyetur për rastin në fjalë.

“Nuk është asgjë. Ishte thjesht një ndërhyrje, ata ishin duke luajtur për vendet e tyre dhe kanë bërë gjënë duhur”.

Neymar dhe Edinson Cavani gjatë një momenti të ndeshjes Brazil-Uruguait (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Ata nuk u kursyen, nëse aty është një top për t’u fituar, duhet të shkosh për atë”.

“Kjo nuk do t’i ndalojë ata të përqafojnë njëri-tjetrin teksa shënojnë gola për PSG-në”, ka shtuar Mbappe. /Telegrafi/