Mbappe poker, PSG shkatërron Lyonin

E publikuar: 08/10/2018 03:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Se Paris Saint Germaini nuk ka konkurrencë në Ligue 1 e tregon edhe ndeshja ndaj Lyonit.

Skuadra nga Parisi fitoi me rezultat 5-0, duke e shndërruar këtë derbi në një lojë normale.

Goli i parë në takim u shënua nga Neymar në minutën e nëntë, braziliani shënoi nga pika e bardhë.

Në minutën e 32-të Presnel Kimpembe u përjashtua nga loja, ashtu si Lucas Tousart i Lyonit në minutat shtesë të pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte e dedikuar për Kylian Mbappen që shënoi katër gola (61’, 66’, 69’, 74’).

Pas kësaj fitore PSG vazhdon në vendin e parë me 27 pikë (nëntë fitore në nëntë xhirot e para), kurse Lyoni në pozitën e gjashtë me 14 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Parisi është kundër Amiens, ndërsa Lyoni luan ndaj Nimes. /Telegrafi/