Mbappe nuk stërvit me Francën, Deschamps këmbëngul se do ta shohim kundër Belgjikës

E publikuar: 09/07/2018 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Franca do të takohet gjatë ditës së nesërme me kombëtaren belge në kuadër të gjysmëfinales së botërorit Rusia 2018.

Megjithatë, Didier Deschamps duket se do të ketë kokëçarje me disa prej lojtarëve që nuk janë në formën optimale fizike pas ndeshjes me Uruguain.

Kylian Mbappe ka humbur stërvitjet me kombëtaren franceze 24 orë përpara përballjes me Belgjikën.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, 19 vjeçari që ka shënuar tre gola në këtë turne duke përfshirë një dyfishtë mahnitëse kundër Argjentinës, ka një tërheqje të vogël muskulare dhe nuk dihet nëse do të luajë gjatë ditës së nesërme.

Samuel Umtiti, Benjamin Pavard dhe N’Golo Kante janë stërvitur ndaras me grupin, duke vrapuar rreth stadiumit Krestovsky me një staf stërvitor.

Por, trajneri këmbëngul se mosveprimi i tyre ishte taktik dhe se të gjithë në skuadër janë të gatshëm për natën e nesërme.

“Askush nuk është jashtë, edhe pse kemi pushuar katër nga lojtarë sot, kjo ishte një masë parandaluese. Gjithkush duhet të jetë operativ për nesër”, tha francezi.

Theksojmë se finalisti i parë do të dihet pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit uruguaian Andres Cunha. /Telegrafi/