Mbappe: Mund ta mposhtim Realin

E publikuar: 18/12/2017 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Kylian Mbappe, beson se skuadra e tij mund t’i jap fund dominimit të Real Madridit në futbollin evropian.

Gjatë verës ishte raportuar se francezi ishte cak i Los Blancos, por në fund zgjodhi klubin nga Parisi.

Mbappe ka shënuar 11 gola në 18 ndeshje për PSG-në këtë sezon.

“Natyrisht që jemi të aftë të mposhtim Real Madridin”, ka thënë francezi për Telefoot.

“Do të jetë një përballje e madhe dhe jo e lehtë, por deri në shkurt ne do bëhemi gati dhe do jemi të gatshëm”.

“Nëse doni të fitoni Ligën e Kampionëve ju duhet të mposhteni skuadrat më të mira dhe Madridi është njëra nga ato”, shtoi Mbappe.

18-vjeçari është i huazuar nga Monaco, me të drejt blerje për 145 milionë euro, plus 35 milionë bonse. /Telegrafi/