Mbappe: Jam mirë te PSG, Neymar si një vëlla i madh

E publikuar: 12/11/2017 01:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, ka folu edhe një herë për faktin se sa mirë po kalon te klubi nga Parisi.

Francezi ka falënderuar të gjithë për ambientimin e tij, posaçërisht Neymarin.

“Kur luan me lojtarë të nivelit të tillë, gjithçka është me e lehtë, për më tepër, më kanë pritur mirë dhe po ndihem si në shtëpi”.

“Kjo është mënyra më e mirë për të filluar punën të një skuadër e re. Mendoj se më kanë pritur mirë pasi jam lojtar i ri, më ofruan kushte të mira kështu që unë të jap më të mirën në fushë”.

“Neymar? Ai e ka lehtësuar përfshirjen time, më ka marrë nën mbrojtje dhe sillet sikur të ishte vëllai im i madh”.

“Të lush me atë, duke më ndihmuar çdo ditë është diçka fantastike. Jam i lumtur që është me ne, po ndihem mirë këtë dhe do bëjmë gjëra të mëdha”, ka thënë Mbappe për uebin e klubit.

Në 14 ndeshje në të gjitha garat për PSG-në, ish-sulmuesi i Monacos ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /Telegrafi/

Mbappe dhe Neymar janë të pandashëm edhe në stërvitje (Getty Images)