Mbappe e Fabinho bëhen me skuadër të re (Foto)

E publikuar: 22/08/2017 08:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kylian Mbappe dhe Fabinho mund t’i bashkohen Paris Saint-Germain gjatë këtyre ditëve

Sky Sports News raporton se Monaco dhe Paris Saint-Germain janë në negociata për Kylian Mbappen dhe Fabinhon.

Klubi nga Parisi është duke kërkuar huazimin e Mbappes me të drejtë blerje në fund të sezonit. Klubi nga Parisi i ka ofruar kampionit të Francës sulmuesin brazilian, Lucas Moura.

Kurse, në verën e ardhshme klubi nga Parisi do t’i paguaj Monacos edhe 139 milionë euro, përcjell Express.

Monaco nuk dëshiron që ta blej Mbappe këtë verë për të respektuar Fair Play financiar, pasi më herët ka shpenzuar 222 milionë euro për blerjen e Nyemarit nga Barcelona.

Kurse, përveç  Mbappe, PSG nga Monaco po synon që ta transferoj edhe mesfushorin Fabinho. Mbetet të shihet se a do të heq dorë Monaco nga yjet e saj apo jo. /Express/