Mbani FRYMËN! Klaudia Pepa vjen “FLAKË” – VIDEO

E publikuar: 13/01/2018 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Erdhi “L-ja” që të gjithë e prisnin. Pas video-kërcimit të parë mjaft sensual që balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa postoi në rrjetet social me gërmen e parë të emrit të saj “K”, balerina vjen shpërthyese në një tjetër kërcim.

Mjaft sexy, Klaudia Pepa me lëvizjet e saj sensuale, ka ndezur situatën jo vetëm brenda një palestre ku kryhet kërcimi, por edhe tek publiku që e sheh atë.

Talenti i rrallë shqiptarë tashmë është duke vijuar karrierën e saj në Itali. Ish-bashkëshortja e koreografit shqiptar Albi Nako, po thyen tabutë edhe në shtetin fqinj, aty ku vite më parë kapi kupën e çmimit të dytë në programin e talenteve në kërcim, “Amici” të drejtuar nga Maria de Filipi.

Edhe pse nuk mori kupën e fitores, Klaudia ishte e pëlqyera e publikut.

Ky projekt do të sjellë edhe video të tjera të veçanta të Klaudias, e cila pritet të na surprizojë në cdo gërmë të emrit të saj./GazetaExpress/