Mbahet takimi informues me bizneset prodhuese të Drenasit

E publikuar: 07/03/2019 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me bizneset prodhuese të kësaj komune.

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit, ka mbajtur takim me bizneset prodhuese të cilat i ka njoftuar për mënyrën e aplikimit në subvencionet që i ofron Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftim, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi ka falënderuar të pranishmit që i janë përgjigjur ftesës së këtij takimi dhe i ka premtuar se do të jenë bashkëpunues për secilin sesion të granteve që jepen nga niveli qendror si dhe nga Komuna e Drenasit.

Të pranishmit kanë shprehur interesimin e tyre rreth subvencioneve dhe mundësisë së përfitimit të tyre.

Ndryshe, Komuna e Drenasit ka njoftuar me kohë për këto subvencione qe ofrohen nga MTI-ja përmes KIESA-së për financimin e NMVM-ve, dhe për çdo informatë shtesë, mund të drejtoheni edhe tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit si dhe në linçet e poshtëshënuara.