Mbahet mbledhja mes drejtuesve të Prishtinës, Dritës dhe Policisë së Kosovës: Në stadium do të jenë prezent vetëm 1200 tifozë

E publikuar: 17/05/2018 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtina – Drita do të jetë ndeshja vendimtare për titullin e kampionit në Kosovë.

Shumë zhurmë u bë se ku do të luhet ndeshja, Prishtina insistoje për stadiumin e saj ashtu donin edhe mysafirët pasi do të kishin më shumë vende për tifozët.

Por Federata e Futbollit të Kosovës së bashku me Ministrinë nuk e lejuan Prishtinën të luaj në kryeqytet.

Përfundimisht ndeshja do të luhet në Pejë në një stadium ku nuk garanton shumë siguri për tifozët pasi nuk kanë as rrethoja.

E gjatë mesditës është mbajtur një mbledhje mes dy klubeve, Prishtinës, Dritës por që prezent ishin edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Përfundimisht është bërë e ditur se në stadiumin e Pejës do të jenë të pranishëm vetëm 1200 tifozë.

Nga 1200 tifozët e pranishëm 1100 bileta do t’i kenë vendasit ndërsa vetëm 100 bileta mysafirët.

Policia e Kosovës do të jenë të stacionuar në hyrje të qytetit dhe do t’i lejojnë të futën në qytet vetëm mjetet transportuese që do t’i kenë targat e tyre.

Foto: FC Prishtina/Facebook

Dy klubet do t’ia tregojnë targat e mjeteve që bartin tifozët dhe përveç atyre nuk do të lejohen të futën tjera.

Përfundimisht është për të ardhur keq që një super ndeshje si kjo të luhet në këto kushte dhe me vetëm 1200 tifozë.

Po sikur të luhej në stadiumin e Prishtinës, atëherë pritjet ishin se do të mblidheshin mbi 20 mijë tifozë për ta përcjellë nga afër këtë spektakël.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës do të luhet ditën e diel në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë. /Telegrafi/