Mbahet edicioni i pestë i “Promenadë mërgimtare”

E publikuar: 06/08/2018 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burra dhe gra mërgimtarë u bënë bashkë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për të prezantuar libra e vargje të tyre.

Ky është edicioni i pestë i “Promenadë mërgimtare” i organizuar nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës, dhe Ministria e Diasporës, njofton Klan Kosova.

E për nikoqirin, Hasan Qyqalla ky është kontribut i madh për kulturën.

Për t’i bërë këta mërgimtarë të ndihen sa më afër atdheut, u kujdes zëvendësministri i Diasporës, Faruk Nura.