Mazreku: Prokurorët e kanë ndërtu aktakuzën kundër meje pa më marrë asnjëherë në pyetje

E publikuar: 03/04/2019 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas aktgjykimit dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për drejtorin e Kolegjit ISPE, Avni Mazreku, ky i fundit tha se nuk e ka marrë asnjë njoftim.

Gjykata Themelore në Prishtinë, të mërkurën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj profesorit dhe ish-drejtorit të kolegjit ISPE, Avni Mazreku, i cili akuzohej se ka kryer veprën penale legalizim të përmbajtjes së rreme.

I ftuar në emisionin Frontal në T7, Mazreku tha se nuk e posedon vendimin e gjykatës, duke shtuar se vepra penale për të cilën është dënuar sot, nuk ka ekzistuar kurrë dhe se ai nuk është marrë në pyetje asnjëherë nga asnjë prokuror.

“Vepra penale nuk ka ekzistu kurrë. Nuk është rasti i vetëm në Kosovë që është ndërtu aktakuzë nga katër prokurorë. Këta kanë ndërtu aktakuzë pa më marrë asnjëherë në pyetje”, tha Mazreku.