Max paralajmëron projektin e ri me një fotografi provokuese

E publikuar: 29/05/2020 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ava Max është njëra nga këngëtaret shqiptare që ka arritur të debutojë në tregun ndërkombëtar.

Së fundmi ajo i ka paralajmëruar të gjithë fansat se së shpejti do të publikojë këngën e saj më të re.

“Whos Laughing Now” titullohet projekti muzikor, e që në gjuhën shqipe do të thotë “Kush po qesh tani”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku edhe ka publikuar një fotografi provokuese.

Në pjesën e poshtme ajo mban të veshur një palë pantallona me ngjyrë të zezë, ndërsa në pjesën e sipërmeështë tërësisht e zhveshur duke mbuluar me duar gjoksin.

Projekti muzikor do të publikohet me datën 2 qershor të këtij viti, e që fansat e saj mezi po e presin që të lansohet në platformat digjitale.