Mavraj pritet nga tifozët e Arisit: Basha më bindi të vijë

E publikuar: 15/09/2018 01:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mërgim Mavraj u prezantua ditën e sotme te skuadra e Aris te Selanikut.

Ajo që befasoi ishte se shumtë tifozë dolën në rrugët e Selanikut për të pritur mbrojtësin shqiptarë.

Mavraj i falënderoi për pritjen dhe premtoi se do ta jap maksimumin.

“Faleminderit të gjithëve për pritjen. Jam shumë i lumtur që jam këtu në një vend special”.

“Kam parë fushën e lojës, por tani po mundohem të imagjinoj se si do të jetë kur do të zbres në fushë përpara tifozëve të tillë”.

“Basha më ka treguar shumë gjëra të mira, të cilat më bindën që të vija këtu”.

“Tani më mbetet të takoj shokët e skuadrës, trajnerin, të ndjej atmosferën në dhomat e zhveshjeve dhe pres me padurim që të luaj”, deklaroi Mavraj.

32-vjeçari pritet të aktivizohet në ndeshjen e 22 shtatorit përballë PAS Janinës së Andi Lilës. /Telegrafi/